Mesfushorit të Chelseat i bie të fikët gjatë stërvitjes

  • 06 March 2018 - 10:21
Mesfushorit të Chelseat i bie të fikët gjatë stërvitjes

N’Golo Kante i humbi ndjenjat gjatë një seance stërvitore të premten dhe si pasojë e humbi ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt në fundjavë.

Megjithatë, mjekët kanë dhënë dritën e gjelbër që ai të luajë ndeshjen e ardhshme kundër Crystal Palace, raportojnë mediat britanike.

Kantes i ra të fikët në zhveshtoren e qendrës stërvitore të Chelseat në fundjavë dhe e humbi përballjen me Manchester City të dielën, të cilën skuadra e tij e humbi 1-0.

Mjekët e Chelseat kanë hedhur poshtë çdo dyshim se francezi mund të ketë probleme me zemër dhe kanë konfirmuar se është i shëndoshë të luajnë kundër Palace të shtunën si dhe ndaj Barcelonës javën e ardhshme. 

(Kosova Sot)