Vila përrallore ku po riaftësohet Neymar

  • 06 March 2018 - 15:41
Vila përrallore ku po riaftësohet Neymar

Pas operacionit që kreu të shtunën në kavilje, sulmuesi brazilian Neymar Jr. ka nisur fazën e riaftësimit. Futbollisti i PSG do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 muaj dhe periudhën e riaftësimit do ta kryejë në Brazil.

Dhe “Zotëria 222 milionë” do të rehabilitohet në Mangaritiba, ‘Pallatin Mbretëror’ me vlerë 29 milionë dollarë, që ndodhet në Rio de Janeiro.

Mangaritiba ka 6 suita dhe 6 vende parkimi për makina, një hapësirë për uljen e helikopterit, fusha tenisi, kuzhinë, një kantinë të madhe verërash, një qendër estetike me hidromasazh, banjo turke, sallë masazhi, një palestër moderne dhe një hapësirë për ankorimin e një jahti të madh.

Në këtë rezidencë luksoze është luajtur filmi i Sylvester Stallone, The Expendables.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)