Sekreti i golave të Messit nga gjuajta e lirë, është një këshillë e Maradonas në vitin 2009 - Sport - Kosova Sot
Sekreti i golave të Messit nga gjuajta e lirë, është një këshillë e Maradonas në vitin 2009

Sekreti i golave të Messit nga gjuajta e lirë, është një këshillë e Maradonas në vitin 2009

Lionel Messi nuk e ka ndërmend të ndalet së shënuari gola nga gjuajta e lira.

I treti radhazi dhe numër 33-të në karrierë me Barcelonën ishte ai në fitoren kundër Atletico Madridit me rezultat 1-0. I pari ishte prapë ndaj Atleticos, në sezonin 2008/09, kur Pep Guardiola ishte trajner i Barçës.

Sekreti i tij duket se është një këshillë nga Diego Maradona në vitin 2009, kur ky i fundit ishte trajner i Përfaqësueses së Argjentinës.

Kjo është historia

Pas gjithë këtyre statistikave qëndron një histori. Ai kishte shënuar vetëm një gol (atë ndaj Atleticos) dhe ishte para këshillës së Maradonas. 32 tjerët, 14 vendimtar për fitore erdhën pas fjalëve të Maradonës.

Historia vjen nga trajneri atletik i Argjentinës në kohën e Maradonës, Fernando Signorini, i cili në një intervistë për LaSexta tregoi gjithë historinë. Përfaqësuesja latine ishte në Marseille për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj Francës, ata fituan me rezultat 2-0 dhe në këtë takim Messi shënoi një herë.

Këtu filloi edhe magjia e gjuajtjeve të lira: “Messi së bashku me Mascheranon e Tevezin u ndalën pas seancës stërvitore për të gjuajtur disa gjuajte të lira. Messi rregulloi topin, por në fund gjuajti larg portës. Pas kësaj Leo bëri një gjest dëshpërimi dhe kokulur shkoi drejt zhveshtores. Unë e ndjeka dhe i thash “Më thuaj një gjë, pse një lojtar si ju shkon i dëshpëruar në dush pas një gjuajte të atillë?”, dhe këtu ndërhyri Maradona.

Këshilla

“Djalosh, eja këtu”, ishin fjalët e para të Maradonës drejt Messit. Këshilla jetësore po vine nga njeriu që kishte shënuar gola të bukur nga gjuajta e lirë, si ajp në ndeshjen Napoli-Juventus.

Maradona vazhdoi… “Vendose topin këtu dhe më dëgjo mua. Mos e largo këmbën aq shpejt nga topi, ndryshe ai nuk do e dijë se çfarë ju dëshironi. Nuk ke nevojë ta trajtosh atë në mënyrë të veçantë, vetëm duhet ta bësh ta kuptojë atë çfarë ti dëshiron dhe ai do ta kuptojë pastaj”.

Këto fjalë Messi i mori shumë seriozisht dhe nga ajo ditë ai gjuajti ndryshe gjuajtjet e lira, me një saktësi shumë të madhe. Kundërshtari i radhës është Malaga, në rast se bëhet gjuajte e lirë afër zonës, atëherë duhet të bëhemi gati për festën e golit.

(Kosova Sot)

12 orë e 31 minuta më parë
24/09/18