Higuain kthehet për Tottenhamin, mungojnë tre superlojtarë

  • 06 March 2018 - 17:18
Higuain kthehet për Tottenhamin, mungojnë tre superlojtarë

Massimiliano Allegri ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka ftuar 21 futbollistë për përballjen ndaj Tottenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në listën e të ftuarve është sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, që kishte munguar në ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit.

Por, për këtë takim nuk do të jenë Mario Mandzukic, Juan Cuadrado dhe Federico Bernardeschi për shkak të lëndimit.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në Wembley të Londrës.

Image

 

(Kosova Sot)