Parashikim: Tottenham – Juventus - Sport - Kosova Sot
Parashikim: Tottenham – Juventus

Parashikim: Tottenham – Juventus

Në Wembleyn legjendar të mërkurën mbrëma do të zhvillohet një prej betejave më epike të këtij edicioni – është futbolli tradicional atraktiv anglez, tornadoja e cila përplaset me vullkanin e papërballueshëm italian, traditën e pakontestueshme të Catenaccios që Juve përfaqëson. Një duel për gurmanët e futbollit dhe vlera e të cilit shkon përtej imagjinares…

Vendi: Wembley Stadium, Londër
Koha: 7 mars, e mërkurë, 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Tottenhami
Serge Aurier është i suspenduar për Tottenhamin pas kartonit të verdhë në ndeshjen e parë, kurse Kieran Trippier pritet që të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Toby Alderweireld mungon edhe një herë pasi vazhdon rikuperimin nga lëndimi në kofshë.
Heung-min Son mund të fillojë në krahun e djathtë, edhe pse Erik Lamela dhe Lucas Moura po luftojnë për një pozicion startues.

Juventusi
Juan Cuadrado, Mario Mandzukic dhe Federico Bernardeschi janë të gjithë në stol për Juventusin.
Gonzalo Higuin do të përballet me një test të vështirë fitnesi për të përcaktuar nëse është gati fizikisht për lojë.
Blaise Matuidi pritet të startojë pasi mungoi në ndeshjen e parë.

Fakte

Janë shënuar së paku tri gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit të Tottenhamit në LK.

Tottenhyami ka shënuar së paku dy gola në 7 nga 8 ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami është i pamposhtur në 8 ndeshjet e fundit në LK.

Juventusi është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në LK.

Analiza

Tottenhami ka një përparësi pas ndeshjes së parë, atë të golave në udhëtim.

Juventusi nuk ka humbur një ndeshje zyrtare që prej nëntorit te Sampdoria. Që prej asaj kohe Juvja i ka fituar 17 nga 20 duele dhe ka përvojën për ta eleminuar Tottenhamin.

Tttenhami i ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në Wembley, duke pranuar vetëm një gol dhe ka të gjitha gjasat për kualifikim, megjithatë pedigreja e Juvetusit vitet e fundit dhe dëshira e përvoja për Ligën e Kampionëve i bëjnë Bianconerët me më shumë gjasë për kualifikim.

Parashikimi: Tottenham 0-1 Juventus

(Kosova Sot)

4 orë e 3 minuta më parë
22/09/18