Messi i shënoi Oblakut nga distanca jo e rregullt mes murit mbrojtës dhe topit - Sport - Kosova Sot
Messi i shënoi Oblakut nga distanca jo e rregullt mes murit mbrojtës dhe topit

Messi i shënoi Oblakut nga distanca jo e rregullt mes murit mbrojtës dhe topit

Barcelona fitoi në fundjavë ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-0 në Camp Nou në kuadër të La Ligas.

Goli i fitores u shënua nga Lionel Messi dhe aq sa ishte i bukur, ishte edhe vendimtar.

Në anën e majtë mund të shikoni se sa vendimtare ishte ideja e Busquetsit për të penguar Oblakun te goli i Messit (Foto: Getty Images)

Por, perla e argjentinasit nga gjuajta e lirë vazhdon të komentohet në media, tani Marca ka dal me një konkluzion të ri.

Sipas tyre distanca mes murit mbrojtës dhe topit ishte jo e rregullt, nga 9.15 metra që duhet të jetë, ajo ishe 9.8 metra.

Gjë që sipas tyre ia lejoi Messit të gjuajë topin pak centimetra mbi barrikadën e ndërtuar nga Diego Costa e Saul dhe në fund të mposhtë Jan Oblakun.

Portieri slloven arriti ta prek topin, por jo mjaftueshëm për ta devijuar.

Vlen të theksohet se Messi ka shënuar 33 gola në karrierë nga gjuajta e lirë. I pari dhe i fundit kanë një të përbashkët, të dy kanë ardhur ndaj Atleticos. Pas kësaj fitore Barcelona vazhdoi në pozitën e parë me 69 pikë, tetë më shumë se Atletico një vend më poshtë.

Image

 

(Kosova Sot)

21 orë e 22 minuta më parë
24/06/18