Jurgen Klopp e pëlqen super mbrojtësin e Realit, e do në Liverpool
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është admirues i madh i mbrojtësit të djathtë të Dani Carvajal, sipas mediumit spanjoll Don Balon.
Mediumi spanjoll pohon se trajneri gjerman dëshiron ta sjellë përfaqësuesin spanjoll në “Anfield”, duke sugjeruar se fondet e mbledhura nga shitja e Philippe Coutinhos do të jenë më shumë se të mjaftueshme për ta transferuar 26-vjeçarin, transmeton Express.
Madridi, megjithatë, do të jetë këmbëngulës duke mos e lejuar Carvajalin të largohet.
Mësohet se as vetë lojtari nuk ka kurrfarë qëllimi ta braktisë “Santiago Bernabeun”