Mainz-Schalke, “Blutë” duhet të fitojnë për vendin e dytë
Schalke 04 është ngjitur në vendin e dytë të kampionatit gjerman pas tri fitoreve radhazi dhe tani është shumë afër sigurimit të një vendi në edicionin e ardhshëm të Champions League.
“Blutë Mbretërorë” do të kenë një rast të mirë për të vazhduar në rrugën e fitoreve të premten në mbrëmje, në ndeshjen që do të luajnë në “Opel Arena” kundër Mainz, e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit gjerman.
Miqtë janë favoritë për të fituar dhe nuk mund të gabojnë sepse rrezikojnë ta humbasin pozicionin që kanë në klasifikim. Skuadra e Tedesco-s nuk ka pësuar gol në dy ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Hoffenheim dhe Hertha.
Mainz, nga ana tjetër, ka bërë disa hapa të rëndësishëm drejt mbijetesës duke mos pësuar asnjë humbje në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, por kundërshtarët kanë qenë Hertha, Wolfsburg dhe Hamburger me dy nga këto ndeshje që janë mbyllur në barazim.
Për më tepër, Schalke ka fituar tri ndeshjet e fundit të luajtura kundër Mainz, që nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në këto takime.
(Kosova Sot)