Dortmundi i prish punë Interit, i ofron 40 milionë euro për objektivin e tij

  • 17 March 2018 - 23:10
Dortmundi i prish punë Interit, i ofron 40 milionë euro për objektivin e tij

Borussia Dortmundi është i gatshëm t’i ofrojë Racing Clubit plot 40 milionë euro për Lautaro Martinezin, raporton Fox News.

Mediat të ndryshme kanë raportuar se Interi prin në garë për sulmuesin argjentinas, për të cilin thuhet se ka rënë në ujdi me kushtet e ofruara nga Interi për të kaluar në Serie A, transmeton Express.

Megjithatë, Dortmundi është futur tani në garë dhe ka ofruar shumë më shumë për ta sjellë në klub Martinezin pas Kupës së Botës.

Për Interin thuhet se ka ofruar 27 milionë euro.

(Kosova Sot)