Rakitic, gati për Sevillën në finale të Kupës së Mbretit

  • 19 April 2018 - 17:43
Rakitic, gati për Sevillën në finale të Kupës së Mbretit

Mesfushori i Barcelonës Ivan Rakitic pritet që të rikthehet në aksion për Kupën e Mbretit pasi ka bërë operim gishtin e thyer.

Rakitic theu gishtin e dorës së majtë të tij gjatë humbjes se befasishme të Barcelonës me rezultat 3-0 në kuadër të Ligës së kampionëve nga Roma.

Megjithatë, Barcelona ka konfirmuar të enjten që kroati ka marrë ndihmën e nevojshme “mjekësore” dhe ai do të jetë gati për finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevillas.

Katalunasit mund të fitojnë dopio trofe nëse këtë e lejon skuadra e Vincenzo Montellas që po ashtu ka ditur të barazoi me rezultate këtë sezon. Barcelonës i duhen edhe dy fitore që të kurorëzohet kampion i La Ligas për këtë sezon.

Ata janë 12 pikë para Atletico Madridit, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

 

(Kosova Sot)