Klopp nuk po mendon për çmimet individuale që mund t’i fitojë Salah

  • 20 April 2018 - 17:11
Klopp nuk po mendon për çmimet individuale që mund t’i fitojë Salah

Po shijon sezon ëndrrash, ka thyer rekorde të shumta, është rrugës për të thyer edhe disa të tjera dhe në fund mund të kurorëzohet duke marrë çmime që ëndërron çdo futbollist.

“Këpuca e Artë” e Anglisë, “Këpuca e Artë” e Evropës, një ndër favoritët për “Topin e Artë” – Mohamed Salah po jeton një sezon ëndrrash

Megjithatë, Jurgen Klopp, nuk po mendon se çfarë do të ndodhë me çmimet individuale, nëse do t’i fitojë 25 vjeçari apo jo, ai vetëm shpreson që ta ketë atë në superformë për ndeshjet e mbetura dhe shumë vendimtare pasi Liverpooli mund të kurorëzohet me titullin e Champions League pas 13 vjetësh.

Salah është afër për ta siguruar Këpucën e Artë në Angli pasi ka shënuar 30 gola, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Harry Kane.

Ai po lufton edhe për atë të Evropës, ku në garë të ngushtë është edhe Lionel Messi, me vetëm një gol prapa egjiptianit.

“Ideale për të është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. Nuk duhet të ndryshojmë ndonjë gjë, vetëm të vazhdojmë kështu. Ai është në formë të mirë fizike dhe shpresojmë të jetë kështu deri në fund pa menduar për gjëra tjera”, ka deklaruar Klopp. 

(Kosova Sot)