Ancelotti Arsenalit – Në Arsenal vetëm nëse keni projekt të duhur

  • 20 April 2018 - 21:47
Ancelotti Arsenalit – Në Arsenal vetëm nëse keni projekt të duhur

Teksa kanë kaluar rreth 7 muaj që kur u shkarkua nga Bayerni, Carlo Ancelotti duket se tashmë është i karikuar dhe i gatshëm për t’u rikthyer.

Në një deklaratë për mediat, nga Gjeneva ku ishte për një aktivitet të UEFA’s, italiani tha se është në pritje të projekteve interesante.

“Ndihem gati për t’u rikthyer të trajnoj, por nuk varet vetëm nga unë. Nëse do të më ofrohet projekti i duhur për t’u rikthyer, atëherë do të isha i lumtur”, tha Ancelotti.

Emri i Ancelottit është në krye të listës së kandidatëve për të marrë drejtimin e Arsenalit në fund të këtij sezoni dhe për të zënë vendin e Arsene Wenger, që sot zyrtarizoi përfundimisht largimin.

Më herët e ardhmja e Ancelottit u lidh edhe me stolin e përfaqësueses italiane, por vetë tekniku e refuzoi, duke thënë se ka ende dëshirë të drejtojë klube, për të qenë më aktiv.

(Kosova Sot)