Juventus vs Napolit, betejë jetësore për titull kampioni

  • 22 April 2018 - 11:20
Juventus vs Napolit, betejë jetësore për titull kampioni

Napoli do të udhëtojë në Torino për t’u ndeshur me Juventusin të dielën mbrëma, duke e ditur se shpresat për ta fituar titullin e parë në Serie A pas 28 vitesh varen kryekëput nga fitorja.

Një fitore për djelmoshat e Maurizio Sarri do t’i dërgonte ata vetëm një pikë prapa liderit Juventusit në renditjen e ligës elitare italiane.

Por, humbja do të thoshte ngecje shtatë pikë prapa liderit me vetëm edhe katër ndeshje të mbetura për t’i luajtur.

Mario Mandzukic dhe Miralem Pjanic rikthehen në dispozicion të Massimiliano Allegrit, por do të mungojë Mattia De Sciglio.

Te Napoli mungon Faouzi Ghoulam por rikthehet Kalidou Koulibaly.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në “Allianz Stadium”.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Dybala.

Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.

(Kosova Sot)