Malcom dhe Kluivert në listën e ngushtë të Manchester Unitedit

  • 22 April 2018 - 13:12
Malcom dhe Kluivert në listën e ngushtë të Manchester Unitedit

Talenti i Bordeaux Malcom dhe ai i Ajaxit Justin Kluivert janë në mesin e lojtarëve në listën e ngushtë të Manchester Unitedit për fazën sulmuese, raporton Sunday Times.

Jose Mourinho e ka përpiluar një listë me sulmuesit që dëshiron t’i transferojë në verë dhe dyshja është në të.

Mourinho është i gatshëm ta lërë Anthony Martialin të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë dhe tashmë ka nisur t’i gjejë zëvendësuesit.

Malcom dhe Kluivert janë opsion në mesin e të rinjve, ndërsa Thomas Lemari me më shumë përvojë është duke u konsideruar, po ashtu. 

 

(Kosova Sot)