Chiellini humbet derbin e Italisë, por edhe të gjithë sezonin

  • 23 April 2018 - 18:54
Chiellini humbet derbin e Italisë, por edhe të gjithë sezonin

Humbja me Napolin ishte e vështirë për Juventusin, por liderët e Serie A duhet të bëjnë edhe pa mbrojtësin kryesor Giorgio Chiellini.

Dëmtimi që ka pësuar lojtari ndaj Napolit duket të jetë më i vështirë se sa që u mendua.

Ai do të mungojë në sfidën ndaj Interit që zhvillohet të shtunën edhe është vendimtare për sezonin.

Chiellini u largua pas vetëm 10 minutash në sfidën ndaj Napolit, pasi kishte një problem në kofshim e këmbës së majtë.

Mbrojtësi do t’u nënshtrohet të tjera analizave ditët në vijim për të mësuar më shumë për shkallën e dëmtimit.

Frika e stafit mjekësor të Juventusit është se ndoshta ky sezon mund të ketë përfunduar përpara kohe për Chellinin.

Ai mund të mungojë edhe në sfidën finale të Kupës që Juventusi e zhvillon ndaj Milanit. 

(Kosova Sot)