Trajneri i ri i PSG-së i ka tri objektiva për afatin kalimtar veror

  • 25 April 2018 - 13:03
Trajneri i ri i PSG-së i ka tri objektiva për afatin kalimtar veror

Thomas Tuchel tashmë e ka bërë një listë me tre lojtarë të cilët dëshiron t’i marrë me vete në Paris Saint-Germain sapo ta marrë detyrën e trajnerit në verë, raporton Le Parisien.

Ish-trajneri i Dortmundit ende nuk është emëruar zyrtarisht zëvendësues i Unai Emeryt, edhe pse gazeta franceze raporton vazhdimisht se ai është zgjedhur tashmë si pasues i spanjollit në PSG.

Tuchel thuhet t’i ketë identifikuar tre lojtarë të cilët dëshiron t’i transferojë sapo ta marrë detyrën e trajnerit të PSG-së.

Bëhet fjalë për Philipp Max, Omer Toprak dhe Max Meyer.

(Kosova Sot)