Rugani do të jetë investimi i vetëm i Arsenalit në verë

  • 26 April 2018 - 21:13
Rugani do të jetë investimi i vetëm i Arsenalit në verë

Arsenali ka buxhet të limituar për transfere këtë afat kalimtar të verës dhe sipas mediave italiane ata e kanë targetuar mbrojtësin e Juventusit, Rugani

Sipas Calciomercato, Rugani kushton 40 milionë euro dhe Arsenali është duke e përcjell situatën e mbrojtësit në Juventus.

Mbrojtësi 23 vjeçar nuk e ka të ardhmen e sigurt në  Torino për shkak se po vuan për minuta dhe lojë.

Kështu, italianët mund ta lejojnë atë të shkojë në Itali, por vetëm pasi në konton e tyre të transferohen 40 milionë euro.

Sipas telegraph, Arsenal ka në dispozicion 60 milionë euro për transfere gjatë verës, ndërkohë që shpreson që të sigurojë edhe transferin e lirë të mesfushorit të talentuar të Schalke, Max Mayer.

 

(Kosova Sot)