Martial nuk do të shitet në Angli

  • 22 May 2018 - 16:55
Martial nuk do të shitet në Angli

Manchester United do të dëgjojë ofertat për Anthony Martial por lojtari nuk do të lejohet të shitet brenda ndonjë ekipi të Premier Ligës angleze

Sulmuesi francez është duke u kërkuar nga Chelsea, por burimet nga klubi i Manchester kanë thënë se “Djajtë e kuq” do të dëgjojnë oferta nga tërë Europa për Martial, por jo nga klubet e Premier Ligës.

Martial, përfundoi një vit të vështirë në United, kurse goli i fundit që e shënoi daton në janar.

Në fillim të këtij muaji ai nuk u ftua as nga Kombëtarja e Francës për Botëror dhe karriera e tij me të vërtetë është vënë në një udhëkryq të rrezikshëm.

 

(Kosova Sot)