Pastore afër gjigantit italian

  • 18 June 2018 - 14:27
Pastore afër gjigantit italian

Raportohet se Roma është afër transferimi të Javier Pastores nga Paris Saint-Germain

Kampion francez është i obliguar të grumbullojë 60 milionë euro deri në fund të muajit qershor për t’i përmbushur rregullat e FairPlay financiar, dhe deri tani kanë grumbullar vetëm 10 milionë euro pas shitjes së Odsonne Edouard në Celtic.

Mediat italian raportojnë se Pastore do të jetë shitja e dytë për shumën 20 milionë euro.
Besohet Se Pastore ka arritur marrëveshje me Romën, me një kontratë katër vjeçare duke përfituar katër milionë euro për stinor.

Argjentinasi mund të jetë zëvendësuesi i Radja Nainggolanit, i cili është afër kalimit në Inter


(Kosova Sot)