Ronaldo thyen një rekord evropian me golin kundër Marokut

  • 20 June 2018 - 15:52
Ronaldo thyen një rekord evropian me golin kundër Marokut

Cristiano Ronaldo e ka thyer një rekord të ri pas golit që e shënoi kundër Marokut, në një ndeshje të Kupës së Botës që po zhvillohet momentalisht në Moskë.

Sulmuesi i Real Madridit tani është bërë lojtari i dytë evropian me më së shumti gola të shënuara për Kombëtaren në histori.

Super ylli portugez, shënoi gol në fillim të ndeshjes kundër Marokut në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Kampionatit Botëror në Rusi, kështu duke u bërë lojtari me më së shumti gola ndërkombëtarë në Evropë dhe i dyti në botë, mbrapa legjendës së Iranit, Ali Daei, i cili ka 109 gola ndërsa Cristiano 85.

Ish-lojtari i Sportingut dhe Manchester Unitedit kaloi ikonën e Hungarisë, Ferenc Puskas, i cili ishte i pari në Evropë me 84 gola të nivelit ndërkombëtar.

Ronaldo po ashtu është lojtari i vetëm i Portugalisë që nga Jose Torres në vitin 1966, që shënon gol me këmbë të djathë, të majtë dhe me kokë në një Botëror të vetëm.

(Kosova Sot)