Edon Zhegrova kundër ish ekipit, nëse Prishtina kalon në rrethin e dytë të Europa Ligë

  • 20 June 2018 - 18:10
Edon Zhegrova kundër ish ekipit, nëse Prishtina kalon në rrethin e dytë të Europa Ligë

Pasi është hedhur shorti për raundin e parë të Europa Ligë, në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për raundin e dytë

Kështu Prishtina nëse arrin që ta eliminojë nga rrethi paraeliminator skuadrën nga Gjilbartari, FC Europa, do të këtë punë në raundin e parë me skuadrën nga Luksemburgu Fola Esch.

E nëse prishtinasit arrin që të eliminojnë edhe Fola Eschin, atëherë ata do i pret një skuadër shumë e vështirë, është Genku i Belgjikës, në të cilën luan mesfushori i Kombëtares se Kosovës, Edon Zhegrova.

Nëse arrin në këtë fazë Prishtina do të luaj kundër Genk më datat 26 korrik dhe 2 gusht.

Nga ana tjetër skuadra e Shkupit, të cilës i ra një skuadër shumë e vështirë në raundin e parë, ajo e Rangers, nëse bën befasinë dhe eliminon Rangersat e Steven Gerard në rrethin e dytë eliminator të Europa Ligës do të përballet me fituesin e çiftiti Petrocub (Moldavi) – Osijek (Kroaci).

Nga ana tjetër Laçi i Shqipërisë nëse arrin ta mund Anothorsisin e Qipros në rrethin e dytë do të përballet më fituesin e çiftit Gelnavon (Irlandë e Veriut) – Molde (Norvegji)

Luftëtari i Gjirokastrës nëse eliminon skuadrën nga Letonia Ventspils,  do të këtë një kundërstarë të njohur për shumë ne, është skuadra e njohur Bordeaux e Francës.

Ndërkohë, Partizani – që është skuadra e fundit shqiptare që garon në Europa Ligë, nëse në rrethin e parë mund Mariborin e Sllovenisë do të përballet me fituesin e çiftit Chikhura Sachkhere  nga Gjeorgjia ose Beitar Jerusalem nga Izraeli.


(Kosova Sot)