Napoli apo Chelsea, Seri preferon Premierligën

  • 21 June 2018 - 15:28
Napoli apo Chelsea, Seri preferon Premierligën

Napoli dhe Chelsea janë duke “luftuar” për Serin

Agjenti i Jean-Micheal Serit do të udhëtojë në Itali për të biseduar me Napolin, për një transferim të mundshëm në Serinë A, raportojnë mediat italiane.

Lojtari po kërkohet edhe nga Chelsea dhe mediat raportojnë se ai preferon Premierligën para Ligës së Italisë.

Raportohet se “Blutë e Londrës” nuk do të reagojnë deri të qartësohet situata e trajnerit, pasi ende nuk është larguar Antonio Conte, teksa flitet se Maurizio Sarri do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.


(Kosova Sot)