Komentatorët sportivë harrojnë detyrën dhe… shpërthejnë në lot nga emocionet pas debutimit historik në Botëror

  • 22 June 2018 - 13:52
Komentatorët sportivë harrojnë detyrën dhe… shpërthejnë në lot nga emocionet pas debutimit historik në Botëror

Të shtunën, më 18 qershor, ekipi përfaqësues i Panamasë bëri debutimin e tij historik në një kupë bote, duke u ndeshur me përfaqësuesen e Belgjikës.

Dy prezantues lokalë futbolli janë pushtuar nga emocionet, si çdo tifoz i thjeshtë, duke harruar detyrën për të cilën ishin në studion televizive.

David Samudio dhe Miguel Angel Remón shpërthyen në lot dhe u hodhën në krahët e njëri-tjetrin gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar të Panamasë, raportonte tgcom.

E para pjesëmarrje në një kupë bote, e justifikon edhe një “përjashtim” nga detyra.

 

 

(Kosova Sot)