Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit komentohet edhe në Zelandë të Re

  • 24 June 2018 - 11:32
Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit komentohet edhe në Zelandë të Re

Dy golat e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës si dhe festa e tyre me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botëror, është bërë lajm edhe në Zelandë të Re.

Gazeta “Herald” ka postuar një shkrim me titullin “Zviceranët e Ballkanit thonë fjalën përfundimtare”, ku në fotografi është Granit Xhaka me shqiponjë.

Xhaka kishte realizuar golin e barazimit teksa krejt në fund Xherdan Shaqiri kishte shënuar për fitoren e Zvicrës, 2 me 1, në një ndeshje që u komentua në gjithë botën.


(Kosova Sot)