Anglia kërkon ta sigurojë kualifikimin kundër Panamasë, formacionet zyrtare

  • 24 June 2018 - 13:17
Anglia kërkon ta sigurojë kualifikimin kundër Panamasë, formacionet zyrtare

Anglia do të kërkojë ta sigurojë kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mirë në Kupën e Botës me një fitore eventuale ndaj sot Panamasë.

Panamasë i duhet vetëm fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për kalim në rund tjetër, por do ta ketë shumë të vështirë përballë një Anglie favorite.

Anglia, që ndeshjen e parë e fitoi 2-1 ndaj Tunizisë falë një goli të vonshëm të Harry Kane, me fitore ndaj Panamasë do ta siguronte kualifikimin bashkë me Belgjikën, skuadër të cilën takohet në ndeshjen e fundit në Grupin G.

Momentalisht, Belgjika ka 6 pikë, Anglia 3, ndërsa Panamaja dhe Tunizia janë pa pikë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave. 

 

Image

 

(Kosova Sot)