Video interesante: Kombëtarja kroate u largua nga Rusia nen mbrojtjen e dy aeroplanëve ushtarakë (Video)

  • 16 July 2018 - 18:09
Video interesante: Kombëtarja kroate u largua nga Rusia nen mbrojtjen e dy aeroplanëve ushtarakë (Video)

Kombëtarja kroate u largua nga Rusia të hënën në përcjelljen dhe mbrojtjen e dy aeroplanëve ushtarakë të Forcave Ajrore të Kroacisë, pas një Kupë Bote historike.

Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugë në Zagreb për ta pritur në festë ekipin e tyre kombëtar, përkundër humbjen 4-2 ndaj Francës në finale të Kupës së Botës 2018 në Rusi.

Më herët gjatë ditës, aeroplanë luftarakë të Forcës Ajrore të Kroacisë e shoqëruan aeroplanin që po e barte ekipin nga Rusia.

Edhe pse Kroacia përfundoi e dyta në Kupën e Botës, ky sukses është duke u përshkruar si më i madhi në historinë e sportit kroat. 

(Kosova Sot)