Panucci pendohet për largimin e tij nga Real Madridi

  • 17 July 2018 - 13:37
Panucci pendohet për largimin e tij nga Real Madridi

Cristian Panucci e ka pranuar se largimi nga Real Madridi ka qenë gabimi i tij më i madh në karrierë, pasi e diskutojë transferimin e Ronaldos në Juventus.

Panucci ishte si lojtar i Real Madridit gjatë vitit 1996 deri në vitin 1999, kur vendosi për t’u larguar në drejtim të Interit.

Trajneri aktual i Shqipërisë beson se portugezi ka kualitete për suksese kudo që të shkojë.

“Ai do të triumfojë sepse është shumë i mirë”, tha Panucci.

“Është një biznes i mirë pasi që kjo do t’i sjellë Italisë lojtarë tjerë të mirë”.

“Unë dëshiroja që të largohesha nga Real Madridi dhe kjo ka qenë gjëja më e gabuar që e kam bërë në karrierën time sportive. Tani më vjen keq por në atë koha mendova se e kisha mirë”.


(Kosova Sot)