Kryetari i Napolit: De Laurentiis, nuk e investoi një euro në stadium

  • 16 August 2018 - 18:08
Kryetari i Napolit: De Laurentiis, nuk e investoi një euro në stadium

Kryetari i Napolit i është përgjigjur presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiss duke thënë se “ai nuk ishte në gjendje të investonte një euro në stadiumin e San Paolos”.

Pronari i ekipit e kishte kritikuar rëndë gjendjen e stadiumit, për të cilin i paguan qira këshillit të komunës, duke e quajtur “ËC”, edhe pse qyteti është duke e rinovuar atë gjatë kësaj vere”.

“U befasova me disa nga dekaratat e De Laurentiis”, tha Luigi de Magistris për Il Mattino.

“Ai thotë: San Paolo është një ËC. Mirë, ai nuk ka bërë asgjë për ta ndrequr atë ËC, ai – për dallim nga presidentët e tjerë – nuk ka investuar as edhe një euro, por ka gjetur para për të bërë marrëveshje të tjera, duke blerë Barin”.

“Në kushtet e kontratës, ne kemi pasur takime dhe pastaj ditën tjetër ai ka ndërruar mendje. Stadiumi i përket qytetit, asnjëherë nuk ka bërë ofertë për ta blerë. Një stadium i ri? Ai e kundërshton, ne nuk mund të flasim për asgjë. Ai duhet të jetë i lumtur – edhe pse me ditë të numëruara, për punët që janë bërë në San Paolo”.

 

 

(Kosova Sot)