Neymar: Dua të shkruaj historinë me Barcelonën

  • 29 August 2015 - 15:46
Neymar: Dua të shkruaj historinë me Barcelonën
Neymar kërkon të shkruajë historinë me Barcelonën, ndërsa objektivi i skuadrës është të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar. Katalanët fituan kampionatin dhe Kupën e Mbretit në Spanjë, si edhe trofeun e Champions League. Të besuarit e Luis Enrique-s synojnë të bëhen ekipi i parë në histori që marrin trofeun më të rëndësishëm në kontinent për të dytën herë radhazi. Pasi u spekulua për një transferim me shifra stratosferike te Manchester United, Neymar konfirmon se mbetet i lidhur me ngjyrat “blaugrana”. Ylli brazilian deklaroi se “ka për qëllim të shkruajë historinë me Barcelonën”, për të shënuar një tjetër faqe suksesi për klubin dhe në aspektin persioonal. 23-vjeçari zbuloi se një prej sekreteve të tij është qasja pozitive ndaj jetës si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Sulmuesi bëri të ditur se nuk është i fiksuar me futbollin dhe nuk mendon 24 orë në ditë rreth lojës. Në fund të intervistës së tij, Neymar tha se do ti pëlqente që të mbahej mënd si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit botëror.