Berisha drejt kampionatit turk

  • 31 August 2015 - 10:17
Berisha drejt kampionatit turk

Etrit Berisha nuk e ka të sigurt të ardhmen te Lazio ndaj dhe do të zgjedhë një destinacion të ri. Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është në radarin e Beshiktashit sipas mediave turke.

Sipas tyre, portieri shqiptar ka kohë që monitorohet nga skuadra dhe është në listën e tyre për ta sjell atë në Turqi, kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në mbyllje të merkatos së verës.

Sipas medieve turke, në 'radarin' e Beshiktashit janë Victor Valdes, Mandanda dhe Etrit Berisha.