Agjenti i Ozilit i sulmon Mullerin, Neuerin dhe Kroosin: Ose janë naive, ose janë duke thurur intriga

  • 18 September 2018 - 14:58
Agjenti i Ozilit i sulmon Mullerin, Neuerin dhe Kroosin: Ose janë naive, ose janë duke thurur intriga

Agjenti i Mesut Ozilit, Erkut Sogut, ka folur për herë të parë pas pensionimit të klientit të tij nga Kombëtarja e Gjermanisë dhe i ka kundërshtuar të gjithë kritikuesit e Ozilit, në veçanti Thomas Mullerin, Manuel Neuerin dhe Toni Kroosin.

Ozili u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë pas eliminimit të tyre të hershëm në Kupën e Botës, duke u ankuar se ishte përballur me racizëm kritika të tepërta, si dhe se ishte fajësuar padrejtësisht për dështimin e skuadrës së tij në Rusi.

Kritikat kishin ardhur pasi që Ozili dhe bashkëlojtari i tij, Ilkay Gundogan, të cilët kanë lindur në Gjermani por kanë origjinë turke, kishin bërë një fotografi në maj me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ylli i Arsenalit, Ozili, e kishte fajësuar Grindelin në deklaratën trefaqëshe që e kishte publikuar në Twitter për zyrtarizmin e pensionimit të tij, duke thënë se “në sytë e Grindelit dhe mbështetësve të tij, unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbasim”. Mirëpo, Grindeli i ka mohuar këto akuza.

Disa nga ish-bashkëlojtarët e tij e kishin kritikat edhe vendimin e tij, por edhe deklaratën e tij, duke thënë se nuk ka racizëm në Federatën e Futbollit të Gjermanisë. Por, agjenti i Ozili ka thënë se Neueri, Mulleri dhe Kroosi ose janë naivë ose janë duke thurur intriga kundër klientit të tij.

“Neueri e akuzoi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Mesutin se ai nuk e ka veshur fanellën e Gjermanisë me krenari. Kjo është e papranueshme. Mulleri nuk e kuptoi aspak të gjithë diskutimin. Dhe Kroosi duhet ta sqarojë se çfarë dëshiron të thotë me ‘e pakuptimtë’”, ka thënë Sogut.

“Deklaratat e këtyre treve janë më shumë sesa vetëm dëshpëruese, ato janë edhe të pavenda. Ka vetëm dy shpjegime: ose janë naivë ose janë duke thurur intriga”.

Kjo është hera e parë që agjenti i Ozilit ka folur publikisht për këtë çështje që nga koha kur u bë fotoja me presidentin turk, në maj.


(Kosova Sot)