Zyrtare:Costa dënohet për katër ndeshje në Serie A

  • 18 September 2018 - 19:27
Zyrtare:Costa dënohet për katër ndeshje në Serie A

Anësori i Juventusit, Douglas Costa është suspenduar për katër ndeshje në Serie A pasi që goditi më bërryl, më kohë dhe e pështyu Frederico Di Francesco.

Braziliani ishte ndëshkuar jashtë gjatë fitores 2-1 kundër Sassuolos në Juventus Stadium të dielën.

Ai ishte parë në kamera duke sulmuar vazhdimisht Di Francescon – që është djali i trajnerit të Romës, Eusebio Di Francesco – e këtu përfshihet një përpjekje për ta goditur me kokë dhe një goditje më bërryl.

Çifti mandej vazhduan luftën dhe në një vend Douglas Costa e kishte pështyrë kundërshtarin.

Prokurori i FIGC pasi ka parë xhirimet për shkaktim dhunë, sidomos goditjen më bërryll, por pritej që ai të marrë një dënim më të rëndë e jo kaq të lehtë si i tanishmi. 

 

 

(Kosova Sot)