Edin Dzeko ka mundur të nënshkruajë për Real Madridin në janar, sot përballë tyre në ‘Santiago Bernabeu’

  • 19 September 2018 - 13:57
Edin Dzeko ka mundur të nënshkruajë për Real Madridin në janar, sot përballë tyre në ‘Santiago Bernabeu’

Real Madridi do të përballet me Romën sonte, ndërsa përballë tyre do të jetë  Edin Dzeko , një sulmues që mund të kenë nënshkruar për ta në janar.

Los Blancos kishte nevojë për gola, ndërsa ata hodhën vështrimin në tregun e transferimeve gjatë dimrit për të parë disa opsione, ku njëri ndër ta ishte boshnjaku.

Real Madrid shkoi aq larg sa foli edhe me lojtarin, por ai nuk pajtua me idenë për të qenë sulmuesi i dytë.

Kjo pasi skuadra kishte sulmues të zotë dhe për këtë  nuk provuan edhe shumë që ta bindin Dzekon.

Klub tjetër që ishte i interesuar gjithashtu ishte edhe Chelsea, që po ashtu  i ofruar një rol dytësor.

Në fund, megjithatë, Dzeko hodhi poshtë ofertat e klubeve nga Londra dhe Madridi,  sepse ai ishte i lumtur në Romë, si në aspektin personal ashtu edhe në atë sportiv.

Një Ligën e Kampionëve shkoi deri në gjysmëfinale, por ky sezon ka filluar keq për të dhe skuadrën.

Sot ai do të përballet me skuadrën me të cilën ka mundur të luajë. 

(Kosova Sot)