Trajneri i Bayernit: Messi ka qenë, është dhe do të jetë më i miri

  • 19 September 2018 - 16:26
Trajneri i Bayernit: Messi ka qenë, është dhe do të jetë më i miri

Trajneri i Bayern Munichut, Niko e ka vlerësuar lartë yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, për të cilin beson se vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në botë.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes së tij debutuese për Bayernin në Ligën e Kampionëve kundër Benficas, Kovac ka theksuar se pret që Messi dhe Cristiano Ronaldo të garojnë për Ligën e Kampionëve, por e favorizon argjentinasin në këtë aspekt.

Bayerni luan në udhëtim ndaj Benficas sonte në mbrëmje dhe trajneri kroat është i vetëdijshëm për pritjet e mëdha për skuadrën e tij.

“Mezi pres. Çdo lojtar, çdo klub dhe çdo trajner dëshiron të marrë pjesë”, tha Kovac për Goal, skuadra e të cilit në Grupin E e ka edhe Ajaxin dhe AEK-un.

“Pritjet në Munich janë shumë të larta, gjithmonë. Por edhe unë pres shumë nga vetja dhe lojtarët e mi. Kam qenë i vetëdijshëm për këtë kur kam nënshkruar për Bayernin”, shtoi ai.

Kovac foli edhe për Messin, duke insistuar se argjentinasi vazhdon të jetë më i miri i botës. Messi i ndihmoi Barcelonës mbrëmë ta mposhtë PSV-në 4-0, duke realizuar super het-trik.

“Për mua, Lionel Messi është më i mirë. Kështu ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë në të ardhmen. Edhe Ronaldo është lojtar i klasit botëror. Stili i tij më lë mbresa. Nuk e ka me të lindur por me punë”, shtoi ai.

 

(Kosova Sot)