Man United, Man City dhe Chelsea pas yllit të Barcelonës

  • 19 September 2018 - 17:17
Man United, Man City dhe Chelsea pas yllit të Barcelonës

Klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Chelsea, janë duke e vëzhguar situatën e mesfushorit kroat, Ivan Rakitic, në Barcelonë. Nëse ata vlerësojnë se kroati nuk është i lumtur në klubin katalonas, atëherë do të tentojnë ta transferojnë gjatë afateve kalimtare të ardhshme.

Në intervistën e tij të fundit, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar se ata nuk janë duke përgatitur ofertë për rinovimin e kontratës së mesfushorit kroat.

Talksport beson se kjo deklarata e Bartomeut i ka bërë klubet e Premierligës të mendojnë se ylli kroat do të mund të largohet nga klubi katalonas nëse atij i ofrohet një kontratë më e mirë diku tjetër, për këtë arsye kanë shprehur interesim që tani, edhe pse sapo është mbyllur afati kalimtar i verës në gusht.

Gjatë këtij afati kalimtar, Rakitici kishte refuzuar oferta nga klube të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, pasi që ai besonte se do të nënshkruante kontratë të re më katalonasit.

Përveç klubeve angleze, interesim ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini, që ende nuk është dorëzuar përkundër refuzimit që kishin marrë gjatë verës. Megjithatë, atyre do t’u duhet të presin deri të paktën në janar për të bërë ofertën e radhës.

 

(Kosova Sot)