Lyoni ta dënojë tifozin për jetë pasi kishte bërë përshëndetjen Naziste

  • 20 September 2018 - 09:06
Lyoni ta dënojë tifozin për jetë pasi kishte bërë përshëndetjen Naziste

Klubi francez, Lyoni, planifikon që ta dënojë tifozin për tërë jetën që të mos merre pjesë në stadium pasi ai e përdori përshëndetjen Naziste që u pa në kamera pas fitores së Lyonit ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në fazën e Grupeve.

Fitorja 2-1 si mysafir e Lyonit ndaj Cityt mbrëmë, tani është duke u përfolur për shkak të atij tifozi i cili e bëri përshëndetjen Naziste në stadium.

Lyoni është duke e analizuar rastin dhe janë duke e identifikuar tifozin.

Pasi që tifozi të identifikohet, ai do të ndalohet që t’i shikojë ndeshjet në shtëpi në stadiumin Groupama dhe po ashtu nuk do ta ketë të drejtën që të marrë pjesë në ndeshjet si mysafir. 

(Kosova Sot)