Rikthehet Lautaro, Interi më i kompletuar ndaj Sampdorias

  • 21 September 2018 - 14:38
Rikthehet Lautaro, Interi më i kompletuar ndaj Sampdorias

Lautaro Martinez është rikthyer në skuadrën e Interit për ndeshjen e të shtunës ndaj Sampdorias.

Martinez ka tejkaluar një lëndim në ije, teksa Joao Mario dhe Dalbert po ashtu rikthehen në skuadër, pasi u lënë jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve.

Martinez kishte një lëndim të lehtë që ja pamundësoi të performonte në dy ndeshjet e fundit.

Ndërkaq, mungesa e madhe është e Sime Vrsajlkos që nuk performon në krah tash e disa ndeshje për shkak të dëmtimit.

Interi mposhti të martën Tottenhamin në një ndeshje triller në Giuseppe Meazza.

Skuadra e plotë e Interit: Handanovic, Padelli, Berni, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Valero, Brozovic, Icardi, Lautaro, Keita, Politano, Perisic, Candreva

(Kosova Sot)