Eder: Interi është skuadra anti-Juve në Serie A, fiton edhe ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

  • 21 September 2018 - 14:39
Eder: Interi është skuadra anti-Juve në Serie A, fiton edhe ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Eder beson se Interi është skuadra ‘anti-Juventus” në’Serie A dhe mund të mposht Barcelonën në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Interi bëri një rikthim magjik për të arritur një fitore 2-1 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e tyre të parë pas gjashtë viteve në Ligën e Kampionëve.

Kështu, sulmuesi italian Eder është i bindur se rezultati do të veprojë si një ‘pikë kthese’ në sezonin e ish-klubit të tij.

“Kur e pashë golin e Vecinon në kohën shtesë kundër Tottenhamit, nuk mu duk i vërtetë mua”, ka thënë fillimisht Eder për Gazzetta dello Sport.

Festa e Vecinos së bashku ne bashkëlojtarët pas golit të fitores ndaj Tottenhamit

“Kam rimarr emocionet e njëjta si ato që ndjeva gjatë ndeshjes së fundi të sezonit të kaluar, Lazio-Inter”.

“Në San Siro ka një nivel të çmendur të mbështetjes: me këtë shtytje, ata gjithashtu mund të mposhtin Barcelonën. Ne do të kalojmë grupin tonë”.

“Fitorja e së martës në Ligën e Kampionëve mund të jetë pika kthyese e sezonit”.

“Interi është shumë i fortë dhe është vërtetë ‘anti-Juventus’, i vetmi ekip që mund t’i sfidojë ata për Scudetton në Serie A”, përfundoi sulmuesi i Jiangsu Suning. 

(Kosova Sot)