Ylli i PSG-së i interesuar t’i bashkohet gjigantit anglez

  • 22 September 2018 - 09:40
Ylli i PSG-së i interesuar t’i bashkohet gjigantit anglez

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, është i interesuar t’i bashkohet Manchester Cityt, sipas tabloidit britanik Metro.

Madje, mesfushori francez është i gatshëm të kalojë ne City si transfer i lirë.

Rabiot, i cili e ka kaluar një kohë të shkurtër si i ri në akademinë e Cityt, ka kontratë me PSG-në vetëm deri në verën e vitit 2019.

Megjithatë, kjo nënkupton se City nuk është i gatshëm të bëjë ofertë për të në janar dhe Rabiot duhet të presë deri në verë për ta kompletuar kalimin në Premierligë.


(Kosova Sot)