Javë e re, rekord i ri për Leo Messin

  • 23 September 2018 - 23:25
Javë e re, rekord i ri për Leo Messin

Lionel Messi e ka thyer rekordin për më së shumti paraqitje në La Liga nga një lojtar jo spanjoll.

Messi e regjistroi paraqitjen e 423-të në La Liga në barazimin 2-2 të Barcelonës ndaj Gironas të dielën në “Camp Nou”, duke e shënuar edhe golin hapëse të këtij takimi.

Argjentinasi tani e ka tejkaluar ish-bashkëlojtarin e vet te Barcelona, Dani Alvesin, i cili kishte regjistruar plot 422 paraqitje në La Liga.

Messi i ka shënuar më shumë se 380 gola dhe ka dhuruar mbi 160 asiste gjatë karrierës së tij 14-vjeçare në La Liga, të cilën e ka fituar nëntë herë, që është rekord klubi, të cilin e ndan me Andres Iniestan.

Messi i ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste në pesë ndeshje deri tani në La Liga

 

(Kosova Sot)