Klubi kosovar njofton "nesër kemi lojë", lojtari: Unë nuk vi, më ka dalë viza

  • 25 September 2018 - 08:54
Klubi kosovar njofton

Në futbollin kosovar kemi menduar se kemi parë e dëgjuar gjithçka.

Por, si duket kjo nuk qëndron.

Dje ka ndodhur diçka që rrallë shihet tek ne.

Klubi i Futbollit, Ratkoci, që garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, ka njoftuar lojtarët në Facebook për lojën e ardhshme që do të zhvillohet të nesërmen e ku pret që lojtarët të jenë në stadium.

"Nesër të gjithë lojtarët duhet të jeni në stadium në ora 14 e 30, ku do të zhvillojmë ndeshjen e radhës kundër KF Behari, me fillim nga ora 15 e 30,ka shkruar klubi.

Por, një nga lojtarët e klubit, Egzon Hoti, i ka zhgënjyer tifozët, duke komentuar "Zyrtare: Unë nuk vi, më ka dalë viza". Klubi ia kthen lojtarit "suksese" dhe këtu përfundon historia.

Image

(Kosova Sot)