Vendimi i fundit i UEFA-s vihet në pikëpyetje nga PSG-ja... dhe vetë UEFA

  • 26 September 2018 - 16:10
Vendimi i fundit i UEFA-s vihet në pikëpyetje nga PSG-ja... dhe vetë UEFA

Vendimi i UEFA-s për të mos e dënuar Paris Saint-Germainin për shkeljet e rregullave të transferimit do të shqyrtohet përsëri në po të njëjtin trup gjykues, përkundër faktit që nuk kanë material të ri për këtë çështje,

Në fillim të javës së kaluar, UEFA bëri të ditur se akuza ndaj PSG-së për shkeljen e rregullave të Financial Fair Play do të kthehet përsëri në Shtëpinë e Kërkimeve për Kontrolle Ekonomike, të cilën më 13 qershor kishin vendosur se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për t’i dënuar francezët.

Vendimi që doli nga ky proces gjykues e detyroi PSG-në ta ulën vlerën e lojtarëve për 60 milionë euro duke i shitur disa prej lojtarëve të tyre. Për më tepër ata u detyruan ta ulin edhe vlerën e parave që fitonin nga sponsorizuesit për 50 milionë euro.

Megjithatë, tani është bërë e ditur se procesi do të hapet përsëri dhe vendimi duhet të rimerret pas një periudhe 3-mujore, ku dëshmitë do të analizohen më thellësisht.

Ky vendim nuk është mbështetur nga Paris Saint-Germaini, pasi që drejtuesit e klubit e konsiderojnë të padrejtë të gjykohen përsëri për të njëjtat gjëra, pasi që nuk ka dëshmi të reja. Madje, edhe disa zyrtarë të UEFA-s janë të habitur me këtë vendim

“Kjo është e çuditshme, nuk kemi parë gjë të tillë të ndodhë kurrë. Kur njëri trup rregullues merr një vendim, nëse nuk ka apelim ndaj tij, atëherë të gjithë pajtohen me vendimin”, ka thënë një zyrtar i UEFA-s.

 

(Kosova Sot)