Të motivuar maksimalisht

  • 03 September 2015 - 09:20
Të motivuar maksimalisht

Tifozët u japin mbështetje të madhe kuqezinjve

Tifozët shqiptarë kanë vërshuar qendrën ku po stërvitet Kombëtarja shqiptare, duke i dhënë përkrahje maksimale, dhe kjo ka ndikuar pozitivisht edhe te futbollistët kuqezinj, që besojnë në fitore

Interesimi i jashtëzakonshëm për ballafaqimin në Kopenhagë

Kombëtarja shqiptare është në vlugun e përgatitjeve para ndeshjeve vendimtare ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Mediet italiane janë befasuar nga numri i tifozëve shqiptarë që po e ndjekin kombëtaren e tyre në këto ditë përgatitjesh në Trevizo, para kualifikueses së 4 shtatorit me Danimarkën. Në fakt, ngjyrat kuq e zi i befasuan italianët edhe gjatë miqësores Itali-Shqipëri, kur stadiumi u përkiste shqiptarëve. Por, që entuziazmi dhe ngjyrat kuqezi ta kthejnë në një “dasmë shqiptare” në Trevizo, kjo s’u kishte shkuar në mendje gazetarëve lokalë në këtë qytet, që vijojnë me reportazhet e tyre. Kur kamerat janë fikur, Gianni De Biasi mban fjalën e tij para lojtarëve që stërvit, ndërsa turma e madhe e tifozëve shqiptarë nis e zhduket. I pari që lë fushën e blertë është Etrit Berisha, portieri i Lazio-s, që në mbërritje e kishte të vështirë të infiltrohej mes turmës së tifozëve. Ai lëviz pak e nga pak, duke shijuar dashurinë e popullit të tij, duke nënshkruar autografe. Por, ka punë për të gjithë. Autografe pa fund jep edhe Lorik Cana, ish-lojtari i Lazio-s, tani pjesë e Nantes, ndër emrat më të popullarizuar në radhët e tifozëve shqiptarë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)