Milan po largon një super lojtar për 30 milionë euro

  • 15 October 2018 - 11:06
Milan po largon një super lojtar për 30 milionë euro

Pas një sezoni më shumë në stol sesa në fushë, Mateo Musacchio po konfirmohet këtë vit si një titullar i padiskutueshëm te Milani i Gattusos.

Lojtari 28-vjeçar ka gjetur më shumë hapësira dhe po tregon vlerat çka ka bërë të rikthehen zërat e merkatos rreth tij.

Nga Premier League është jo vetëm Watfordi dhe West Hami në gjurmët e lojtarit, por tashmë edhe Fulhami ka shfaqur interes dhe mund të tentojë akordin me kuqezinjtë.

Në janar do të ishte e vështirë, ndërsa në verë gjërat mund të jenë më ndryshe dhe Leonardo mund t’i hapë rrugën një operacioni që do të sillte edhe plusvalenzë nëse Musaccio do të shitej për një shumë rreth 30 milionë euro.

 

Image

 

(Kosova Sot)