Zyrtare: Ylli i Barcelonës do të mungojë gjashtë javë

  • 15 October 2018 - 12:59
Zyrtare: Ylli i Barcelonës do të mungojë gjashtë javë

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi, Tomas Vermaelen do të mungojë për gjashtë javë – pas një dëmtimi në gju.

Mbrojtësi ka dëmtuar bicepsin femor të këmbës së tij të djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushave deri në fund të nëntorit, sipas një deklarate të klubit.

Lajmi është një goditje për Barçën, të cilët tashmë e kanë humbur Samuel Umtiti, i cili gjithashtu mund të mungojë për një muaj.

32-vjeçari, Thomas Vermaelen do të humbasë shtatë ndeshje, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Interit dhe ndeshjet e ligës kundër Real Madrid dhe Atletico Madrid.

 

(Kosova Sot)