Koscielny largohet nga Kombëtarja e Francës, e kritikon trajnerin

  • 15 October 2018 - 16:48
Koscielny largohet nga Kombëtarja e Francës, e kritikon trajnerin

Mbrojtësi francez i Arsenalit, Laurent Koscielny, është pensionuar nga Kombëtarja e Francës pasi e ka kritikuar trajnerin e Kombëtares, Didier Deschamps për trajtimin që ia kishte bërë gjatë kohës kur ishte duke u rikthyer nga lëndimi.

Koscielny u lëndua pak para Botërorit dhe ky lëndim ia pamundësoi të luante për Kombëtaren e Francës. Ai e lëndoi thembrën duke luajtur për Arsenalin në Evropa Ligë. Ai ka thënë se shumë njerëz e zhgënjyen atë gjatë kohës kur ishte i lënduar.

“Ndihesha sikur më kishin goditur në kokë. Kur je në formë të mirë, ke shumë shokë. Kur je i lënduar, pasi kalon pak kohë, të tjerët të harrojnë. Ai më telefonoi një herë për ditëlindjen time në shtator. Përndryshe, jo”, ka thënë Koscielny.

“Jam zhgënjyer nga shumë njerëz jo vetëm nga trajneri. Lëndimi është një gjë, triumfi në Kupën e Botës është diçka tjetër. Mendoj se fitorja më lëndoi më shumë në aspektin psikologjik sesa lëndimi”.

“Mendoj se i kam dhënë Kombëtares së Francës gjithçka që kisha mundësi. Për mua, lëndimi im nuk ndryshoi asgjë. Karriera ime me të kaltrit ka marrë fund dhe pas kësaj, unë do të jem tifoz i tyre, por është e sigurt se nuk do ta mbajë më fanellën e kaltër”.

“Tani kam një mendësi tjetër, do të jem Laurenti para dhe Laurenti pas lëndimit. Dua të vazhdoj me Arsenalin, dua të kthehem sa më shpejt që është e mundur. Dua të luftoj”.

Koscielny i ka bërë 51 paraqitje për Francën, ndërsa kishte debutuar në nëntor të vitit 2011. Ai kishte marrë pjesë në Kampionatet Evropiane të viteve 2012 dhe 2016, si dhe në Kupën e Botës të vitit 2014 në Brazil. Ndeshja e tij e fundit me Francën ishte në mars, një ndeshje miqësore kundër Rusisë.

 

(Kosova Sot)