“Çdokush do ta dëshironte Bonuccin në skuadër”

  • 17 October 2018 - 14:29
“Çdokush do ta dëshironte Bonuccin në skuadër”

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, ende ka respekt të madh për Leonardo Bonuccin, për të cilin thotë se çdokush do të donte ta kishte në skuadër.

Bonucci iu bashkua Milanit si kapiten në verën e vitit 2017, por këtë verë u rikthye në Juventus pas vetëm 12 muajve në një marrëveshje shkëmbimi për Mattia Caldaran.

Romagnoli e trashëgoi shiritin e kapitenit, por thotë se nuk ndien inat ndaj ish-partnerit të tij në mbrojtjen e kuqezinjve.

“Të gjithë i dinë vlerat e Leos, çdokush do ta dëshironte në skuadër atë”, tha Romagnoli.

 


(Kosova Sot)