Pires i lumtur që Wenger do të vazhdojë të punojë

  • 17 October 2018 - 19:30
Pires i lumtur që Wenger do të vazhdojë të punojë

Ish trajneri i Arsenalit tregoi sot se do të kthehet në futboll në vitin e ri, një veprim të cilin e ka parë me sy të mirë njëri prej ish yjeve të tij

Robert Pires shpreson që Arsene Wenger të merr një punë të re ashtu si ka thënë më 2019, pasi që beson se futbolli ka nevojë për shumë burra të tillë si ish menaxheri i Arsenalit.

“Është një pyetje e mirë për Arsene Wenger. Shpresoj që ai do të fillojë me një projekt të ri, një sfidë të re. Nuk e di ku-ndoshta në Britani, ndoshta në Francë”.

“Futbolli ka nevojë për njerëz si Arsene Wenger. Ai është një menaxher i madh, ai i njeh të gjitha për futbolli, ai e do futbollin, ai është i pasionuar për futbollin”, ka thënë ai.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur javëve të fundit për Arsene Wenger, por dëshirojë ta shoh atë në stol të një skuadre”.

 

(Kosova Sot)