Ylli i Man Unitedit i lumtur për vazhdimin e kontratës

  • 19 October 2018 - 10:02
Ylli i Man Unitedit i lumtur për vazhdimin e kontratës

Luke Shaw ka thënë se është shumë i etur t’ia shpaguajë besimin Manchester Unitedit dhe Jose Mourinhos pas nënshkrimit të kontratës së re me klubin.

Shaw nënshkroi dje kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në United deri në vitin 2023.

“Që prej se kam ardhur në United, katër vite kanë kaluar shumë shpejt”, tha Shaw.

Ani pohoi të jetë krenar me nënshkrimin e kontratës së re.

“Jam shumë krenar me nënshkrimin e kontratës së re dhe vazhdimin e qëndrimit tim në këtë klub të madh. Dua t’i falënderoj të gjithë që më kanë qëndruar pranë dhe që më kanë mbështetur shumë. Dua t’u them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja për t’ua shpaguar atyre besimin dhe të korr sukses në vitet e ardhshme”, shtoi ai.

“Jam ende i ri dhe kam shumë për të mësuar, prandaj mezi pres ta vazhdoj përparimin tim nën menaxhimin e Jose Mourinhos”, theksoi ai.

(Kosova Sot)