Nismë premtuese

  • 04 September 2015 - 09:28
Nismë premtuese

Fillimi i kampionatit cilësohet i mbarë dhe joshës për shikuesit

“Shpresoj që deklaratat e trajnerëve të mos bëhen vetëm sa për ta larguar përgjegjësinë nga vetja dhe fajin ta adresojnë te gjyqtarët, duke akuzuar pa asnjë bazë. Me gjyqtarë nuk ka nevojë të merren ata, janë komisionet përkatësie ato që na vlerësojnë”, ka thënë Genc Nuza

Edicioni i ri pritet të sjellë një garë shumë të fortë dhe rivalizuese

“Na lini ta kryejmë punën qetë”. Kjo është kërkesa e gjyqtarëve të futbollit kosovar, të cilët qysh në start nisën të marrin kritika nga klubet për mënyrën e referimit. Ndonëse ata nuk e kanë fare ndërmend të ndikohen nga deklaratë e trajnerëve, gjithsesi kërkojnë nga ta të jenë më korrektë dhe mos të hedhin akuza vetëm sa për ta mbuluar dështimin e tyre. Ishin akuzat e Dritës dhe Llapit ato që u panë me të përfunduar java e dytë, duke u ankuar në ndarje të drejtësisë. Kjo sikur edhe dha sinjale se sivjet kampionati do të jetë i vështirë për t’u gjykuar. Megjithatë, gjyqtarët duken të jenë shumë të qetë dhe të bindur që punën do ta kryejnë maksimalisht korrekt deri në fund të garave. Njëri nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë, Genc Nuza, i cili edhe ndau drejtësinë në derbin më të madh për këtë stinor, Drita – Gjilani, ka thënë se garat nisën mirë, duke falënderuar edhe futbollistët, të cilët po sillën shumë mirë në fushë, derisa nga trajnerët ka kërkuar të jenë korrektë në vlerësime e tyre... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)